Të fundit

Ministri Murati publikon një njoftim për pagesat e radhës të pensionistëve

Pagesat e radhës për pensionistët do të bëhen në dy grupe.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pensionistët janë ndarë në grupin e të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve.

Sipas vendimit të Ministrisë, ata pensionistë të cilët nuk janë të vaksinuar me asnjë dozë të vaksinës obligohen të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik, ndërkaq të vaksinuarit obligohen të paraqiten më së largu deri para datës 12 gusht.

Njoftimi i plotë i ministrit Murati:

Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve.

Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy grupe që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar.

✅Të gjithë pensionistët që NUK kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik 2022.

✅Të gjithë pensionistët tjerë, janë të obliguar të paraqiten më së largu deri me datën 12 gusht 2022.

📍ME RËNDËSI:

Për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet të sjellin me vete edhe faturën e energjisë elektrike 🧾🔌.

Fatura duhet të jetë në emrin e pensionistit, apo në emër të familjarit me të cilin pensionisti jeton në bashkësi familjare.

Në rast se jeton me qira, atëherë duhet edhe kontrata e qirasë, bashkë me faturën e energjisë elektrike.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci