Të fundit

Arrestohet Don Xhoni, kjo është arsyeja

Reperi Xhonaton Isufi i njohur si Don Xhoni gjatë ditës së sotme është arrestuar në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Ai është shoqëruar për në stacion policor pasi në veturën e tij pas kontrollit i është gjetur armë pa leje.

Rastin e  ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i policisë, Agron Boroci.

Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë,  pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj:

Don Xhonit i është konfiskuar një armë dhe gjashtë fishek.

“Policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj:  një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe, gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm. I Dyshuari; Xh. I,  mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, ka thënë Borovci.

Muaj më parë ai ishte arrestuar për të njëjtën vepër penale në nëntor të vitit të kaluar bashk me shokun e tij Festim Trumcaku në afërsi të stadiumit të Prishtinës.

Gjatë kontrollës rutinore, policia kishte gjetur në veturën e Don Xhonit një armë të shkurtër, një karikatorë si dhe 6 fishekë”, që i përkisnin shokut të reperit, i cili u shoqëruar në Policinë e Kosovës.

“I dyshuari; -F.S,mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim në stacionin policor qendra në Prishtinë.

Ndaj tij  është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci