Të fundit

KGJK dhe KPK i reagojnë deputetit Basha: Është fyese dhe denigruese

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), kanë reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ku kishte përmendur gjyqtarët e prokurorët teksa kishte komentuar çështjen e Vettingut.

Përmes një reagimi të përbashkët, KGJK dhe KPK theksojnë se deklarime të tilla janë të papranueshme dhe cenojnë integritetin, pavarësinë dhe dëmtojnë imazhin e sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“KGJK dhe KPK, shprehin pakënaqësi dhe konsiderojnë se deklarata e deputetit Basha është e papranueshme dhe ka për qëllim cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në përgjithësi. Një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të jetë shembull i respektimit të organeve zbatuese të ligjit dhe të përmbahet nga deklarimet e tilla që janë kundërshtim me rendin dhe parimet kushtetuese e ligjore”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se reagime të tilla nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve me sistemin gjyqësor dhe prokurorial, andaj iu bëhet thirrje deputetëve që të reflektojnë, duke respektuar pavarësinë e të dy sistemeve si dhe deputeti Basha t’i evitojë deklaratat e tilla.

“Deklaratat dhe reagimet e tilla, nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve me sistemin gjyqësor dhe prokurorial prandaj, KGJK dhe KPK, u bëjnë thirrje deputetëve që të kontribuojnë duke reflektuar dhe duke respektuar pavarësinë e të dy sistemeve. Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, i sigurojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do të vazhdojnë të angazhohen për një sistem gjyqësor dhe prokurorial të pavarur, transparent dhe të paanshëm”.

“Prandaj, i bëjmë thirrje Deputetit Basha që të eviton këtë lloj të deklaratave, e cila në këtë rast sipas vlerësimit të KGJK-së dhe KPK-së, është fyese, denigruese si dhe përpjekje e pasuksesshme për njollosje dhe etiketim të vlerave për sistemin gjyqësor dhe prokurorial në përgjithësi”, vazhdon reagimi.

Në fund thuhet se sistemi gjyqësor dhe prokurorial i Republikës së Kosovës, përbëhet nga institucione profesionale, të themeluara me Kushtetutë dhe ligje, të cilat janë të përkushtuara në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të tyre dhe janë të pandikuara nga çfarëdo pretendimi.

Ndryshe, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Dimal Basha ndër të tjera kishte shkruar “Për mu ata prokurorë e gjyqtarë që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, ama bash hiç nuk dallojnë prej prokurorëve e gjykatësve të Millosheviqit“.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci