Të fundit

Festa e “Vidovdanit”, Policia del me një njoftim

Policia e Kosovës, ka deklaruar se sipas detyrës zyrtare lidhur me manifestimet tradicionale të festës së “Vidovdan-it” e cila mbahet nesër, ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas manifestimit.

Në njoftimin e PK-së dërguar mediave u tha se sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit me qëllim që ky manifestim të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike.

“Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike. Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të ‘Vidovdanit’. Garantimi i lirisë së lëvizjes dhe pjesëmarrjes në tubim/manifestim për të gjithë qytetarët e interesuar. Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale”.

“Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie, përgjatë kohës së mbajtjes së manifestimit, duke filluar në Graçanicë në orët e mëngjesit dhe pastaj në Gazimestan në mesditë deri në përfundim. Përcjellja dhe sigurimi i eskortave dhe grupeve të veçanta sipas itinerarit. Njoftimi i qytetarëve përmes fletushkës informuese (në dy gjuhet) me udhëzimet dhe mbarëvajtjen e manifestimit. Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Kosovës”, janë disa prej masave që ka kumtuar Policia.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Njëkohësisht Policia kërkon mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë mbarëvajtjes së festës së Vidovdanit, mundësisht të përdoren rrugë apo lokacione alternative për qarkullim dhe lëvizje të lirë në trafik”.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci