Të fundit

Presidentja Osmani mahnitet nga impiantet e paneleve solare në Singapor

Presidentja Vjosa Osmani bëri të ditur se sot kanë vizituar njërin nga impiantet më të mëdha të paneleve solare lundruese në botë i cili gjendet në Singapor.

Sipas tij, me një kapacitet prej 60 MWp, një sipërfaqe prej 45 hektarësh e 122,000 paneleve lundruese, projekti i kompanisë Sembcorp furnizon me energji pesë impiantet lokale të trajtimit të ujit të Singaporit, duke e bërë vendin një nga vendet e pakta në botë që ka një sistem ujësjellësi 100% të gjelbër.

Shefja e shtetit u shpreh se ky projekt është shembull ideal se si kombinohen inovacioni, teknologjia e mbrojtja e mjedisit në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shtuar – një model për tu ndjekur nga të gjithë përderisa punojmë për tranzicionin energjetik.

“E ardhmja e gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm qëndrojnë në boshtin e konceptit zhvillimor të Singaporit”, shkroi ajo në Facebook, teksa ka publikuar disa fotografi nga kjo ngjarje.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci