Të fundit

Kurti mbledh në zyrën e tij katër ministra, takon anëtarët e Bordit të OShP-së

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Hekuran Murati dhe Liburn Aliu, takoi anëtarët e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), të votuar gjatë javës së kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Të enjten, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit pas 15 muajve që kur ky institucion nuk ishte funksional.

Sipas ZKM-së, gjatë takimit, Kurti theksoi rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit përmes zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore në fuqi.

Për më tepër, Kryeministri potencoi përgjegjësinë që anëtarët e këtij Bordi kanë dhe nevojën e domosdoshme për të garantuar transparencë, dhe për të dëshmuar profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës.

Së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, Kryeministri shprehu nevojën e dëshmimit të pavarësisë së plotë të punës së Bordit, nga të gjitha strukturat dhe pushtetet e vendit.

“Vetëm veprimi i atillë mund të shkojë në dobi të fuqizimit të shtetit ligjor dhe kthimit të besimit të qytetarëve, bizneseve e investitorëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryetare e bordit të “Gjykatës së Tenderëve” u zgjodh Vjosa Gradinaj-Mexhuani, ndërsa anëtarë Nita Bejta, Kimete Gashi, Vedat Pterqoj dhe Agon Ramadani.

Nita Bejta dhe Agon Ramadani ishin propozuar direkt nga Qeveria e Kosovës pa qenë pjesë e konkursit.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci