Të fundit

FBK-ja u bënë thirrje “Dardanëve” për mbështetje

Federata e Basketbollit e Kosovës i ka bërë thirrje tifozëve kosovarë që jetojnë në Danimarkë për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen e ditës së enjte.

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të takohet me atë të Danimarkës në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për FIBA Eurobasket 2025, në qytetin Naestved në Danimarkë, më 30 qershor.

Biletat janë në shitje, ndërsa një numër i tyre është i rezervuar për tifozët kosovarë.

“Dardanët kanë mbështetur basketbollistët e Kosovës në çdo ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe të enjten mbrëma. Për shqiptarët që jetojnë në Danimarkë, kjo është një mundësi e mirë që t’i shohin nga afër lojtarët e Kosovës dhe t’i përkrahin maksimalisht, pasi kanë shumë nevojë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Kosova është në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë ku renditet e dyta me tre pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci