Të fundit

Latifi “deshifron” strategjinë e Lajçakut: Është skemë e pastër manipulimi

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se Emisarit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçakut i përfundon mandati më 31 gusht të këtij viti, teksa ka shtuar se ai si një burokrat i mësuar me poste që nga koha e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, sigurisht se dëshiron që t’i jepet edhe një mandat tjetër si ndërmjetësues në bisedimet Kosovë-Serbi.

Latifi shtoi se diplomati sllovak do të bëjë çmos që ta nxjerr edhe një marrëveshje teknike në këtë dialog, për “t’i bindur shefat në Bruksel mbi sukseset e punës së tij”.

Sipas analistit politik, vizita e tij në ekspozitën e emrave të mijëra fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga shteti serb bëhet në funksion të qëllimeve të tij karrieriste, e jo për ndonjë arsye që lidhet me drejtësinë për viktimat.

“Është skemë e pastër manipulimi: të dukem si dikush që ndjen dhimbje për vuajtjen e shqiptarëve dhe ata me zemërgjerësinë e tyre do më dhurojnë mua një marrëveshje tjetër teknike me Beogradin. Kuadër i formuar në shkollën sovjetike të manipulimit”, shkroi Latifi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Aktualisht Lajçak po qëndron në një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Të hënën, ai takoi kryeministrin Albin Kurti, ndërkohë sot pritet të takohet edhe me krerët e partive politike opozitare.

Pas turit 3 ditor në Kosovë, sllovaku do të niset në Beograd.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci