Të fundit

Blendi Fevziu ‘shpërthen’ ndaj analistit në studio: “Ti mua nuk ma thua dot këtë”

“Ju a e kuptoni që keni një frustracion që i ngjani shumë Ramës”, ka qenë kjo deklarata me të cilën analisti Artan Hoxha iu është drejtuar panelit të të ftuarve në emisionin “Opinion” si dhe gazetarit Blendi Fevziu.

Deklarata e Hoxhës ka sjellë reagimin e menjëhershëm të gazetarit Blendi Fevziu i cili ka “shpërthyer” ndaj analistit duke thënë se ai nuk rri si legen para evropianëve teksa ka shtuar se ka mjaft palaço në Evropë.

Artan Hoxha: Ju a e kuptoni që keni një frustracion që i ngjani shumë Ramës dhe po të ju çojnë në një mjedis evropian, si Rama do të silleni dhe ju.

Blendi Fevziu: Ti mua nuk ma thua dot mua njëherë që kam një frustracion. E para, nuk kam frustracion jo për Ramën që as nuk e pyes dhe as nuk e kam në hesap ndonjëherë por as nga evropianët nuk rri aty si legen sa herë që trajtojnë si qen. Dhe kur kam për ta thënë për Europën, për SHBA, ia them çfarë të kem dhe si ta mendoj unë.

Artan Hoxha: Ky është frustracion Fevzo.

Blendi Fevziu: Frustracion është të thuash që Evropa ka gjithmonë të drejtë dhe ne e kemi gabim. Kështu që, unë frustracion as nga Evropa dhe as nga Rama jo e jo dhe nga asnjë tjetër nuk kam. Ka palaço sa të duash në Evropë.

Artan Hoxha: Futja kot tani.

Blendi Fevziu: Po ka tani sa të duash. Mos ma bëj kështu se Evropa qenka e mirë dhe ne qenkemi frustruar se po themi ndonjë llaf. Po mirë, le të dalë ndonjë njeri dhe ta thotë ndonjë llaf kundër Evropës se nuk u bë gjëma.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci