Të fundit

“Konsumi global i energjisë do të rritet me 50 për qind deri në vitin 2050”

Konsumi global i energjisë në periudhën 2020-2050 është parashikuar të rritet me rreth 50 për qind nëse tendencat aktuale të politikës dhe teknologjisë vazhdojnë.

Konsumi global i energjisë në periudhën 2020-2050 parashikohet të rritet me rreth 50 për qind nëse vazhdojnë tendencat aktuale të politikës dhe teknologjisë.

Sipas skenarit të referencës së EIA-së, i cili parashikon trendet e ardhshme të energjisë bazuar në ligjet dhe rregulloret aktuale, energjia e rinovueshme do të ketë rritjen më të madhe midis totalit të burimeve të energjisë deri në vitin 2050.

Nëse nuk regjistrohen ndryshime të rëndësishme në politikat e energjisë ose përparimet teknologjike, emetimet e dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë do të vazhdojnë të rriten deri në vitin 2050 edhe nëse pjesa e burimeve të rinovueshme në prodhimin e energjisë rritet.

Deri në vitin 2050 prodhimi i energjisë elektrike në vendet jashtë Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) do të dyfishohet, shkruan AA.

Përpjekjet për të vënë më shumë theks në burimet e rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike dhe rritjen e besueshmërisë së rrjetit elektrik do të çojnë në një zgjerim të përdorimit të baterive në të gjithë botën.

Sipas raportit nëse trendet aktuale të politikës dhe teknologjisë në sektorin e energjisë vazhdojnë, konsumi global i energjisë do të rritet me afërsisht 50 për qind në vitet 2020-2050.

Gjatë kësaj periudhe, konsumi i karburantit të lëngshëm do të ndodhë kryesisht në vendet aziatike jo në vendet e OECD-së. Rritja e shpejtë e popullsisë dhe rritja ekonomike do të jenë ndër faktorët që shkaktojnë konsumin e karburantit të lëngshëm në këto rajone.

Në këto vende ku konsumi tejkalon prodhimin, do të rriten importet e naftës bruto ose produkteve të naftës.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci