Të fundit

Luksemburgu pritet ta mbështesë Kosovën me 35 milionë euro

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Luksemburgut së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshje dhe memorandum bashkëpunimi nëpërmjet së cilës parashihet përkrahja e Kosovës me 35 milionë euro.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, pas takimit që Albin Kurti ka pasur sot me ambasadorin jo-rezident të Luksemburgut në Kosovë Patrick Heck.

“Në muajin e ardhshëm pritet nënshkrimi i marrëveshjes së re bilaterale dhe memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Luksemburgut që parasheh përkrahjen financiare për Kosovën në vlerë prej 35 milionë euro”, njofton ZKM-ja.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Luksemburgu që nga paslufta ka përkrahur Kosovën me mbi 100 milionë euro.

“Luksemburgu është një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që nga paslufta e ka përkrahur Kosovën përmes programeve të ndryshme zhvillimore në fushën e arsimit profesional, shëndetësisë, fuqizimit të shoqërisë civile dhe procesit të integrimeve evropiane, që e tejkalojnë vlerën prej 100 milionë euro”, shkruhet tutje në njoftim.

Në komunikatën për media u bë e ditur se gjatë takimit u dha zotimi i dyanshëm për avancim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve, ndërkaq u veçua edhe potenciali për bashkëpunim në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci