Të fundit

Thellohet skandali i postimeve të Hekuran Muratit për veteranët e UÇK-së

Ministri i Financave, Hekuran Murati, vite më parë si i zhveshur nga petku i ministrit, kishte bërë një mori shkrimesh rreth pensioneve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Paparaci.

Ai, në një postim në rrjetin social Facebook më 4 dhjetor të 2014-s, veteranët e UÇK-së i kishte quajtur “profiterë”, ndonëse kishte thënë se nuk është e përshtatshme t’i quante ata “profiterët e luftës”.

“Me ju thanë profiterë të luftës asht e papërshtatshme sepse tash s’jemi n’luftë, ama profiterë gjithsesi”, kishte thënë Murati.

Murati kishte krahasuar beneficionet e veteranëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me veteranët e UÇK-së.

Sipas tij, beneficionet duhet të përfshijnë kompensim të invaliditetit, pension për ata që e arrijnë moshën e pensionimit.

Në një postim tjetër më 2016, i cili vërshoi rrjetet sociale të mërkurën, ai kishte shkruar se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar “disa mercenarë” lufte.

Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.

Aktualisht veteranët marrin 170 euro, derisa paga minimale pritet të arrijë në 250 euro.

Pas kritikave lidhur me këtë çështje, kryeministri Albin Kurti ka thënë se veteranët mund të meritojnë edhe më shumë, porse “një herë duhet të pastrohen listat, sepse besoj nuk janë 60 mijë veteranë”. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci