Të fundit

Petkoviq: Vendimi i Kosovës për reciprocitet qon në konflikt

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i është ankuar Përfaqësuesit special të BE për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, duke pretenduar se me lëvizjet e fundit, Kosova “ka sjellë marrëdhëniet me Serbinë deri në pikën e vlimit”.

“Pas ngjarjeve të djeshme, Prishtina e ka sjellë dialogun në prag të humnerës dhe është gjithnjë e më e sigurt se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë krejtësisht të pakuptimta. Beogradi është veçanërisht i shqetësuar për mos reagimin e komunitetit ndërkombëtar, i cili vëzhgon në heshtje veprimet e politikanëve shqiptarë, të cilat qojnë në shpërthim të konfliktit, të cilin padyshim Prishtina e dëshiron”, kërcënon edhe Petkoviqi sikur edhe servilët tjerë të Vuçiqit, pasi Kosova vendosi të zbatojë rregullat e njëjta të cilat po i zbaton Serbia ndaj Kosovës vite me radhë.

Ai shtoi se “ajo që është e qartë është se serbët e Kosovës nuk do të lejojnë që të persekutohen, të vriten”.

“Përkundrazi, sot janë më të vendosur se kurrë, se nuk do të tolerojnë që Prishtina të kryejë dhunë institucionale ndaj tyre. Me lëvizjet e fundit, Prishtina i ka çuar në pikën e vlimit marrëdhëniet me Beogradin”, ka përfunduar Petkoviq./Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci