Të fundit

Kurti takon eksperten gjermane të arsimit, i flet për ekonomi

Kurti takon eksperten gjermane të arsimit, i flet për ekonomi

Kryeministri vendit Albin Kurti ka zhvilluar takime Kryetare e organizatës gjermane të arsimit, Education Unlimited e. V të cilën e ka njoftuar  me të arriturat e qeverisë së tij.

Përveç temës së diskutimit të arsimit i ka folur asaj edhe për rritjen e pagës minimale dhe për rolin e diasporës në marrëdhëniet Kosovë-Gjermani.

Kjo është bërë e ditur nga vetë zyra e kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim znj. Kerstin Zielosko, Kryetare e organizatës gjermane të arsimit, Education Unlimited e. V, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të tjerë.

Ai mirëpriti të pranishmit dhe i falënderoi ata për bashkëpunimin e deritashëm e njëkohësisht shprehu gatishmërinë e thellimit në realizimin e projekteve të përbashkëta. Kryeministri Kurti ndau me të pranishmit të arriturat kryesore gjatë qeverisjes, duke veçuar miratimin në lexim të parë të ligjit për rritjen e pagës minimale pas 11 vitesh në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në pagën minimale, si dëshmi e angazhimit serioz të Qeverisë në përmbushjen e zotimeve para qytetarëve dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci