Të fundit

Ministri gjerman: ”Nord Stream 1” mund të ndërpritet plotësisht

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck tha se ishte i shqetësuar se furnizimet e gazit rus nëpërmjet gazsjellësit baltik ”Nord Stream 1” do të ndërpriteshin plotësisht në javët e ardhshme, pasi vendi po nxiton të gjejë burime alternative për importin e gazit.

”Kam frikë nga një bllokadë e ‘Nord Stream 1’ në tërësi nga 11 korriku”, tha Habeck për gazetën ”Süddeutsche Zeitung”.

”Ndërsa furnizimi me gaz gjatë verës ishte i garantuar, dimri mund të jetë vërtet problematik”, tha ai.

Gjiganti rus energjetik ”Gazprom” tashmë ka reduktuar ndjeshëm dërgesat e gazit përmes gazsjellësit ”Nord Stream 1” për shkak të problemeve teknike.

Më 11 korrik, gazsjellësi do të mbyllet plotësisht për periudhën vjetore 10-ditore të mirëmbajtjes.

”Megjithatë, nuk do të ishte super befasuese nëse Rusia do ta kishte të pamundur për t’u zgjidhur një problem mirëmbajtjeje”, tha Habeck, duke sugjeruar se vendi mund ta përdorte atë si një justifikim për të ndaluar plotësisht furnizimet e gazit.

“Pra, situata është vërtet shumë e tensionuar”, shtoi ai.

Gjermania ka shpallur fazën e alarmit të planit të saj të emergjencës së gazit, pasi po zvogëlon varësinë e saj nga energjia ruse.

Zvogëlimi i furnizimeve me gaz nga Moska për vendet perëndimore shihet si një hakmarrje ndaj sanksioneve të vendosura gjatë luftës në Ukrainë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci