Të fundit

Përfundon Samiti i NATO-s: Stoltenberg shpalos vendimet e nxjerra

Në përmbyllje të Samitit të NATO-s në Madrid, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg mbajti një konferencë për mediat. Ai thotë se gjatë takimit të liderëve të NATO-s janë marrë vendime “të gjera”, me marrëveshje për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me aleancën.

Ndikimi i krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta në të gjithë botën është “i rëndë”, thotë ai, me shumë vende që varen nga Ukraina për importet e grurit. Rusia vazhdon të kërkojë përfitime politike, ushtarake dhe ekonomike, shton ai.

Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet e tyre të pranimit për t’u bashkuar me NATO-n të martën, tha Stoltenberg. Por ai thekson se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh tashmë është marrë.

Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet më pas nga të 30 parlamentet për të lejuar që të dyja vendet të bëhen pjesë e NATO-s.

I pyetur nëse aleanca do të luftojë për të mbajtur unitetin me kaq shumë anëtarë të ndryshëm, ai thotë: “Ju gjithmonë do të gjeni dallime dhe për mua kjo nuk është një dobësi… ne jemi kombe demokratike.”

Dhe ai thotë se është e rëndësishme që anëtarët të “bashkohen rreth çështjeve thelbësore”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaron se aleatët e NATO-s kaluan kohë gjatë samitit të Madridit për të diskutuar përpjekjet për të zbutur krizën në rritje të ushqimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Ai thotë se aleanca është duke punuar në “marrjen e grurit nga Ukraina nga toka dhe deti”. Stoltenberg paralajmëron se Moska dhe Pekini po përdorin levën ekonomike dhe shtrëngimin për të destabilizuar.

Ai u shpreh se NATO po përballet me sfidën me vendosmëri, për të “ruajtur paqen”. Stoltenberg shton se Putini duhet të ritërheqë forcat e tij dhe të ndalojë së sulmuari një shtet demokratik.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci