fbpx

Të fundit

Petkoviq në takim me Lajçakun: Prishtina e ka sjellë dialogun buzë greminës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se vendimet e Kosovës për targa dhe reciprocitet për letërnjoftimi, kanë sjellë dialogun buzë greminës.

Petkoviq i ka thënë këto në takimin që ka pasur sot në Beograd me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me ngjarjet e djeshme, Prishtina ka sjellë dialogun buzë greminës. Është kryesisht e sigurt se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë plotësisht të pakuptimta. Beogradi është i shqetësuar me mosreagimin e komunitetit ndërkombëtar, që hesht karshi lëvizjeve të politikanëve shqiptarë që çojnë në destabilizim të situatës në terren dhe sjellin rrezik konflikti, të cilin e do Prishtina”, ka thënë Petkoviq, siç raporton Qeveria e Serbisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, Petkoviq ka thënë se lëvizjet e fundit kanë sjellë “marrëdhëniet Prishtinë – Beograd në pikën e vlimit”.

Ai në takim kishte shtuar se me dakordimin për udhërrëfyesin për implementimin e marrëveshjeve për energji, ka pasur rritje të shpresave se është një hap i madh që hap mundësinë për të filluar implementimi i gjitha marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin.

Ndërkohë Miroslav Lajçak në një prononcim për media, ka thënë se vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës kanë ndryshuar edhe temat, pasi ai në Ballkan kishte ardhur për të caktuar një datë për takimin e radhës të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në postim në Twitter, Lajçak, ka përsëritur se në takim me Vuçiqin e ka cekur rëndësinë se duhet të zgjendet zgjidhje nëpërmjet negociatave.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci