Të fundit

​Serbët e veriut nuk janë në dijeni rreth vendimit të qeverisë për targat dhe reciprocitetin

Serbët e veriut të vendit janë shprehur se nuk janë në dijeni për vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës rreth reciprocitetit për kalimin e kufirit shtetëror të qytetarëve me dokumente personale të lëshuara nga Serbia, si dhe regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet të cilat aktualisht kanë targa ‘KM’, ‘PR’, ‘PE” etj.

Ata të anketuar nga KosovaPress, edhe pse nuk i dinë detajet e këtij vendimi, shprehin bindjet e tyre të ndryshme rreth kësaj çështje.

Branko Jereniq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se nuk është i njoftuar rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, por e quan vendim politik, dhe vë në pikëpyetje zbatimin e tij nga ana e qytetarëve.

“Nuk jam mirë i njoftuar rreth kësaj, andaj nuk e di, por është një vendim politik i individëve të caktuar dhe kjo është e tëra, nuk di ç’të them tjetër… Se a duhet t’i regjistrojnë automjetet në targat RKS, koha do ta dëshmojë”, ka thënë Jeremiq.

Edhe një tjetër qytetar po ashtu nga veriu i Mitrovicës, i cili nuk deshi ta thotë emrin e tij, tha se nuk është në dijeni për vendimin e qeverisë dhe se nuk i intereson politika.

“Mua nuk më intereson politika, për mua është e rëndësishme të jemi së bashku të gjithë”, tha ai.

Gordana Jasniq, theksoi se nuk i respekton vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Rreth vendimit të fundit të qeverisë nuk jemi të njoftuar, por mendoj se Kosova është Serbi…Jo nuk i respektojmë vendimet (e Qeverisë së Kosovës) sepse.. Kosova është Serbi”, u shpreh Jasniq.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme elektronike mori vendim të mundësojë regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga Serbia.

Me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS.

Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022. Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë dhe obligon Ministrinë e Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi.

Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022.

Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, përfundon komunikata./kp

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci