Të fundit

Golob paralajmëron: Shumica e njerëzve në Ballkanin Perëndimor janë në anën e Rusisë

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, në samitin e NATO-s në Madrid ka folur për rezultatet e këtij sesioni, por edhe për ndikimin që Rusia po ushtron në Ballkan.

Duke folur për BBC, Golob tha se vendet anëtare të NATO-s kishin bërë shumë gjëra të dobishme në samitin e Madridit, transmeton Paparaci.

“Ne duhet të bëjmë dallimin midis masave afatgjata dhe afatshkurtra. Në planin afatgjatë, ne kemi bërë një hap të madh përpara, dhe në afat të shkurtër, ne duhet të bëjmë disa gjëra më me vendosmëri. Sa për Ukrainën dhe mbështetjen për këtë vend, ne duhet të bëjmë më shumë për sa i përket mbështetjes sonë”.

Duke qenë se Perëndimi e percepton Ballkanin Perëndimor si një zonë të paqëndrueshme, gazetarët e pyetën Golobin nëse ai ishte i shqetësuar për mundësinë që Rusia të destabilizonte më tej rajonin.

“Askush në Bashkimin Evropian nuk është imun ndaj këtyre ngjarjeve. Shumica e njerëzve në Ballkanin Perëndimor janë në anën e Rusisë, veçanërisht sllavët. Ne duhet ta kemi parasysh këtë. Nëse e shpërfillim këtë, nuk do ta zgjidhim problemin”, tha kryeministri i Sllovenisë.

Në fund të bisedës, Golob komentoi mes tjerash edhe ndikimin e Kinës në pjesën tjetër të botës.

 

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci