Të fundit

Rama përlotet në fjalimin e tij për vdekjen e Vjosa Berishës

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës po mbahen homazhet në nder të jetës dhe veprimtarisë së regjisores Vjosa Berisha. Ajo vdiq të enjten e kaluar në një spital në Londër pas betejës më sëmundjen e kancerit.

Të pranishëm në homazhë u panë figurta të njohura, ndër ta edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama, i cili edhe e hapi mbledhjen përkujtimore ka shprehur ngushëllime teksa thekson që janë të pakta fjalët për të përshkruar Vjosën si artiste dhe kontributin që e ka dhënë për kulturën.

“Janë të mangëta fjalët për t’ua lehtësuar dhimbjen për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha, Bashkëndjej me ju në këto ditë të vështira dhe për të gjitha ata që e kanë njohur Vjosën. Komuniteti artistik e humbi një ikonë, një zë të fuqishëm, një producentë të zellshme, lidere në fushën e artit dhe kinematografisë”, ka thënë ai.

“Pa të Prishtina më nuk frymon njëlloj, këtë mungesë do e ndjejmë edhe në PriFest e në shumë sfera e në ditët që do të na vijnë. Vjosa ka lënë gjurmë të thella në jetën kulturore të kryeqytetit. Ka nxjerr gjithnjë në pah vlerat. Vjosa i ka sjell Prishtinës artistë e filma të nivelit botëror, energji të papërshkrueshme, duke na e zbukuruar qytetin e duke na dhuruar emocione të paharrueshme. Ka dhënë përherë prej vetes energji pozitive dhe dashuri në secilën gjë që e ka bërë. Ajo e jetoi secilin moment. Pa Vjosën, as unë më nuk jam i njëjti. Dhe mungesën po ia ndjej qysh tani. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, tha ai.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci