Të fundit

Athina për herë të parë ndërton kopshtin japonez

Qyteti i Athinës për herë të parë do të bëhet me kopsht japonez, i cili do të në parkun “Nereidon”, pranë Galerisë Kombëtare.

Sot është mbajtur ceremonia e hedhjes së gurë themelit për ndërtimin e këtij projekti, i cili është pjesë e programit “Adopt Your City” të bashkësisë së Athinës.

“Athina është një metropol modern dhe dinamik. Është një qytet i hapur, i hapur ndaj ideve të reja, i gatshëm për të ecur përpara me guxim dhe vendosmëri dhe një qytet jashtëzakonisht krenar për të kaluarën e tij të lavdishme si dhe për të tashmen e tij dinamike”, ka thënë kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis.

Kopshti japonez i Athinës u krijua me mbështetjen e “JT Internacional Hellas”, e cila menaxhohet nga ambasada japoneze.

“Kopshtet japoneze janë një nga simbolet tradicionale kulturore dhe shpirtërore të Japonisë dhe historia e tyre daton në shekullin e VI pas Krishtit”, është shprehur ambasadori japonez në Greqi, Yasunori Nakayama.

Ky projekt përfshiu heqjen e 180 metra kub beton, , bordura dhe rrënoja që ishin hedhur ilegalisht në kantier, shtimin e 350 metra kub tokë pjellore, krijimin e kodrave të vogla për të rritur sipërfaqen e shfrytëzueshme dhe mbjelljen e 50 pemë dhe 3000 shkurre. Kopshti u projektua nga Antonis Skordilis dhe Ecoscapes, të cilët gjithashtu bënë një studim për të instaluar ndriçimin e duhur.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci