Të fundit

Takim i tensionuar mes Cavusoglut e Baerbockut

Ministri turk i Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje Gjermanisë që të jetë ndërmjetësuese e sinqertë dhe jo gjithmonë t’ia mbajë anën Athinës në mosmarrëveshje mes Turqisë dhe Greqisë.

Mevlut Cavusoglu i ka bërë këto komente në konferencën e tensionuar me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të premten në Stamboll. Të dy kanë hedhur ankesa ndaj njëri-tjetrit.

Cavusoglu ka thënë se Turqia dëshiron që Gjermania të vazhdojë me sjelljet e besueshme dhe të balancuara që i kishte shfaqur ish-kancelarja Angela Merkel, e cila në të kaluarën kishte ndërmjetësuar mes Ankarasë dhe Athinës.

Ministrja gjermane ishte kritike ndaj gjykatës turke që e dënoi me burgim të përjetshëm filantropin Osman Kavala, ani pse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kishte bërë thirrje për lirimin e tij.

Cavusoglu ia ka kthyer se do të kishte më shumë respekt për mendimet e Baerbockut nëse ajo do t’i kritikonte grekët për keqtrajtimin që ua bëjnë minoriteteve myslimane në Greqi.

Turqia dhe Greqia për një kohë të gjatë janë në konflikt në lidhje me të drejtat për shpime në Mesdhe në kërkim të burimeve natyrore.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci