Të fundit

Djegia e grurit, raketat ruse po bëjnë shkrumb fushat në Ukrainë

Në kohën e korrjes në Ukrainë, shumë fusha me grurë afër frontit të luftës janë duke u djegur. Në rajonin e Kharkivit, zjarrfikësit kanë thënë se fushat me grurë janë duke u djegur nga bombardimet ruse.

Ata kanë fajësuar rusët për krizën ushqimore në botë, pasi sipas tyre, kanë bombarduar depot, fushat dhe ushqimin ukrainas.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten ka vizituar portin e Detit të Zi teksa ekipet po bënin gati terminalet për eksportin e grurit që ishte bllokuar në port shkaku i luftës së nisur nga Rusia.

Transporti i grurit drejt Evropës ka nisur pas marrëveshjes së arritur me Rusinë në Turqi.

Anija e parë që është nisur nga porti i Odesas ishte ajo me flamurin turk.

Zelenskyy ka thënë se transporti i grurit dhe i drithërave të tjerë do të nisë me disa anije që ishin të ngarkuara, por nuk kanë mundur të largohen nga portet për shkak të pushtimit rus në fund të muajit shkurt.

Qëllimi i Ukrainës është që në katër muajt e ardhshëm 20 milionë tonë grurë të transportohen nga tre portet ukrainase që ishin bllokuar nga rusët.

Kjo do të sigurojë kohë për katër apo pesë anije të tjera që të nisen drejt Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, të cilat po përballen me mungesë të madhe të ushqimit.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci