Të fundit

Mbi 10 mijë raste aktive me COVID, 10 komunat që prijnë

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 10,410. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 2,059 raste aktive, e pasuar nga Peja me 798 raste.

Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 695 të tilla, ndërsa Mitrovica radhitet e katërta me 612.

Pasojnë, Ferizaj 589, Prizreni, 570, Fushë Kosova 491, Lipjani 469, Gjakova 425 e Podujeva 399, si dhjetë komunat me më shumti raste aktive.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.241 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.184 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.603 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,352 persona.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci