Të fundit

Shpërthen një bombë në një rrugë të Kabulit me dhjetëra njerëz në të

Një bombë ka shpërthyer në një rrugë të ngarkuar tregu në kryeqytetin afgan, Kabul, të shtunën, duke lënë të lënduar 22 persona.

Shpërthimi ndodhi në pjesën e qytetit ku pjesëtarët e komunitetit të myslimanëve shia takohen zakonisht.

Pamjet treguan autoambulancat që nxitonin për në vendin e ngjarjes, që është afër stacioneve të autobusëve, raportoi The Guardian.

Ministria e Brendshme tha se ekipi hetues ishte në vend për të ndihmuar me të lënduarit dhe për të marrë të dhënat për viktimat.

Asnjë grup militant nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Të premten, tetë persona u vranë dhe 18 u lënduar në një shpërthim në Kabul të kryer nga Shteti Islamik, një grup militant mysliman suni.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci