Të fundit

Çun Lajçi publikon fotografi i shtrirë në spital

Aktori Çun Lajçi ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet i shtrirë në spital. Ai tregon se është bërë operacion në zemër.

Lajçi shfaqet i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë, që besohet të jetë realizuar pas ndërhyrjes në zemër.

Postimi i plotë i Lajçit (pa ndërhyrje):
“S’u jetueka me zor

Unë vetëm rrugët ua shkela ato ku shkelet ju e ata

nji stol n’tri kambë nji pemë me mbështetë kurrizin e kërkova

nji hije ku mrizuet ju e ata që ikën kur na vranë

asnji gurë s’e mora asnji dru s’e theva asnji pemë s’e vjela

as hithat si kosita të shtegu i kalbun

lulet i lashë rrugicës ku belbëzova si çunak

ika pa m’njoftë se dashni s’deshtët nga gurra ime

kangën e pata për vete zanin për juve

Unë i shkela rrugët tueja s’i mora

aty i keni ku i la Esadi, Dini, Aliu, Shkreli

lavroni me vargjet e tyne mbase edhe me t’miat pak

e mbjellni dashni për zemrat e thyeme

se s’u jetueka mezor!

P.S

E dini çka m’tha doktori, kur dola nga salla e operacionit?

Paske m’ua shkrumua jetën politikanve me këta damar zemre!

Kardiologji, 2022” 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci