Të fundit

Largohet përfundimisht tarraca e hotelit të Pacollit

Pas vërtetimit të vendimit të Komunës së Prishtinës, gjatë së martës është hequr tarraca e hotelit “Swiss Diamond”, e cila ishte e vendosur pa leje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Për largimin e kësaj tarrace, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar javë më parë.

Pronar i hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, bazuar në të dhënat publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), është Selim Pacolli, ish-nënkryetar i komunës, raporton EO.

Pacolli, në një deklarim për Koha.net të hënën e kaluar, ka thënë se prona ku ndodhet tarraca është në pronësi të hotelit.

“Prona ku po largohet pjesa metalike është në pronësi të hotelit. Do të largohet materiali i vrazhdë dhe atë po e bëjmë ne e jo inspektorati i Komunës së Prishtinës. Largimin e tarracave është dashur ta marrë Shpend Ahmeti sa kemi qenë në bashkëqeverisje. Edhe ne jemi si gjithë të tjerët që kanë veprimtari në qendër”, ishte shprehur ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci