Të fundit

Ramiz Lladrovci akuzohet për sulm ndaj Fatmir Dugollit

“Demokratët për Drenasin” kanë akuzuar kryetarin aktual të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për sulm fizik ndaj anëtarit të saj Fatmir Dugollit, të shtunën në mbrëmje në fshatin Komoran.

Përmes një komunikate për media, subjekti politik “Demokratët për Drenasin” kanë thënë se Lladrovci e ka kërcënuar dhe më pas “e ka sulmuar fizikisht” Dugollin.

“Para pak orëve ka ndodhur një sulm fizik nga Ramiz Lladrovci i cili ka sulmuar fizikisht ish kandidatin për deputet nga PDK, Fatmir Dugolli, i cili njëherit është edhe anëtar i Shtabit Zgjedhor Demokrat për Drenasin”, thuhet në reagimin e DpD-së.

“Ngjarja ka ndodhur në Komoran në Restorant “Kristal”, ku Lladrovci duke dalur është afruar tek Dugolli dhe e ka kërcënuar se do ketë pasoja me largim nga puna pas zgjedhjeve si dhe e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në reagim.

Sipas njoftimit të “Demokratëve për Drenasin”, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku ka marrë pamjet e kamerave të lokalit që ndodhi sulmi fizik.

“Demokratët për Drenasin e dënojnë sulmin e Lladrovcit dhe kërkojnë nga Policia e Kosovës të marrë hapat e nevojshëm ndaj tij”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, Lladrovci ka dal jashtë kontrollit për shkak që “është njoftuar me humbjen që do ta pësojë ditën e nesërme nga verdikti i qytetarëve të Drenasit”. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci