Të fundit

Suspendohet polici që e quajti hajvan Kurtin

Mediumi Online Paparaci ditë më parë ka raportuar se zyrtari i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Isak Braha, është suspenduar nga puna, pasi i njëjti ka ofenduar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Se Braha është suspenduar është konfirmuar për Paparacin edhe nga ana e Policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar se ndaj të njëjtit po vazhdohen edhe procedura të mëtejme.

“Mbështetur në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, ndaj zyrtarit policor është marrë vendim mbi suspendim për të vazhduar me procedura të mëtejme”, kanë thënë nga policia për Paparacin.

Kujtojmë se Isak Braha, në një koment në Facebook e quajti “hajvan insan” kryeministrin e Kosovës, shkruan Paparaci.

“Valla hajvan insan a. Me kan vendi në krizën ma të madhe ekonomike edhe mu krenu se ka ba diçka unë këtë gja nuk po muj me kuptu! Runa zot prej dyftyrshave”, shkroi zyrtari i NjSO-së./ Paparaci

https://paparaci.com/2021/11/07/hajvan-insan-ofendoi-kryeministrin-kurti-dyshohet-se-u-suspendua-polici-i-njso-se/

 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci