Të fundit

Vërshimet në Rahovec, Latifi: Plot prej bashkëpunëtorëve s’kanë shti gjumë në sy

Gjendja në disa qytete të Kosovës është rënduar pas reshjeve të shiut të cilat kanë filluar që nga nata e kaluar e po vazhdojnë edhe sot.

Një gjendje e rënduar sipas pamjeve të publikuara është në komunat e Gjakovës dhe Rahovecit ku reshjet e shiut kanë përmbysur rrugë dhe shtëpi banimi.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në një bisedë telefonike me Paparacin ka thënë se problemet më serioze në këtë komunë janë në fshatin Fortesë.

Ai ka shtuar se që nga mbrëmë janë aktivizuar ekipet emergjente, raporton Paparaci.

“Ka probleme serioze, tash për tash ka në Fortesë, më herët ka pasur në Sopiniq, Dobidol, Ratkoc, Xërxë. Tash për tash problemi më i madh është në Fortesë. Normalisht ne prej pas mesnate jemi në terren edhe zjarrfikësit edhe nga mëngjesi i hershëm janë edhe K.R.U. Gjakova, janë operatorët privat, është QKMF-ja. Ne jemi krejt në terren pothuajse plot prej bashkëpunëtorëve s’kanë bërë gjumë, s’kanë shti gjumë në sy. Jemi duke punuar krejt se çka po mundemi”, tha ai për Paparacin.

Latifi ka apeluar te Qeveria që ta ndihmojë komunën në sanimin e kësaj situate.

“Unë qetash jam në takim e kemi mbledh krejt ekipin. Si shtab emergjent unë po e shfrytëzoj rastin edhe po apeloj me na ndihmu Qeveria. Ne si shtab si të stabilizohet situata do të sanojmë gjendjen dhe do t’i njoftojmë komisionet për dëmet të cilat nuk janë të vogla, sidomos në ekonomitë familjare, por ka edhe në stalla dëme. Fatmirësisht nuk ka ndonjë situatë problematike në njerëz. Dëme materiale, dëme ekonomike, dëme në bujqësi, dëme në infrastrukturë ka plot edhe ndihma e Qeverisë është e domosdoshme dhe kritike”, përfundoi ai.

Situatë e ngjashme është edhe në komunën e Gjakovës. Sipas pamjeve të publikuara nga Syr Vison rrugë dhe shtëpi në fshatra e qytet janë përmbysur nga uji.

Reshjet e shiut ishin paralajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, por që mundësia për përmbytje nuk ishte paralajmëruar.

“Gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë ë shumë reshje, duke e përfshirë tërë territorin e vendit. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmje10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhej në njoftimin e Institutit.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci