Të fundit

Shiu i rrëmbyeshëm shkakton çarje të thellë të tokës në Nagac të Rahovecit

Reshjet e mëdha të shiut që ka rënë në Rahovec dhe fshatrat përreth kanë shkaktuar çarjen e rrugëve dhe tokës.

Faqja lokale RahoPress ka publikuar fotografi nga fshati Nagac i Rahovecit, ku rrugët janë çarë në masë të madhe nga shiu i rrëmbyeshëm.

Ndryshe, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, për Paparacin tha se në Fortesë të Rahovecit ka probleme më serioze.

“Ka probleme serioze, tash për tash ka në Fortesë, më herët ka pasur në Sopiniq, Dobidol, Ratkoc, Xërxë. Tash për tash problemi më i madh është në Fortesë. Normalisht ne prej pas mesnate jemi në terren edhe zjarrfikësit edhe nga mëngjesi i hershëm janë edhe K.R.U. Gjakova, janë operatorët privat, është QKMF-ja. Ne jemi krejt në terren pothuajse plot prej bashkëpunëtorëve s’kanë bërë gjumë, s’kanë shti gjumë në sy. Jemi duke punuar krejt se çka po mundemi”, tha ai për Paparacin.

Latifi ka apeluar te Qeveria që ta ndihmojë komunën në sanimin e kësaj situate.

“Unë qetash jam në takim e kemi mbledh krejt ekipin. Si shtab emergjent unë po e shfrytëzoj rastin edhe po apeloj me na ndihmu Qeveria. Ne si shtab si të stabilizohet situata do të sanojmë gjendjen dhe do t’i njoftojmë komisionet për dëmet të cilat nuk janë të vogla, sidomos në ekonomitë familjare, por ka edhe në stalla dëme. Fatmirësisht nuk ka ndonjë situatë problematike në njerëz. Dëme materiale, dëme ekonomike, dëme në bujqësi, dëme në infrastrukturë ka plot edhe ndihma e Qeverisë është e domosdoshme dhe kritike”, përfundoi ai.

Reshjet e shiut kanë përmbytur pjesë të qytetit të Gjakovës, Rahovecit, Pejës e Rogovës së Hasit.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci