Të fundit

Ramë Buja jep përsëri dorëheqje nga Kryesia e PDK-së

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje. Kjo është hera e dytë që Buja jep dorëheqje nga kryesia e PDK-së. Të njëjtin veprim e kishte ndërmarrë edhe para pasë vitesh.

Express shkruan se burime brenda PDK-së kanë treguar se arsyeja pse Buja vendosi të dorëhiqet nga Kryesia është bërë dega e Lipjanit ku ka filluar një iniciativë e aktivistëve të PDK-së që po e mbështesin deputetin Rashit Qalaj për ta marrë në udhëheqje këtë degë.

E kjo iniciativë për mbështetje të Qalajt në krye të degës së Lipjanit, sipas burimit të njëjtë ka nervozuar Bujën i cili nga fillimi ka qenë kundër tij, pasi në Lipjan Buja e mbështet vëllanë e tij, Shukri Buja.

Dorëheqjen e Bujës nga Kryesia e PDK-së e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi Faton Abdullahu.

“Po, kryrtari e ka pranuar dorëheqjen e z. Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm në Kryesi”, tha Abdullahu.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci