Të fundit

I riu nga Gjilani thotë se e larguan nga FSK shkaku i tatuazhit

Ermelind Kastrati, një i ri nga Gjilani po thotë se është larguar në Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak se në trupin e tij mban një tatuazh.

Kastrati tregon se urdhri për ta liruar kazermën iu është dhënë edhe rreth 12 personave të tjerë, për shkak të tatuazheve që mbajnë.

Ai ka treguar se në krahun e tij e ka të shkruar poezinë e Agim Ramadanit.

Reagimi i plotë:

“1 Vjet u bonen prej Aplikimit në FSK , edhe ne fund erdh lajmi qe u pranum shkum te hanen ja nisem trajnimit sot na erdh mesazhi qe duhet me liru kazermen nja 10-13 persona se kemi tattoja per qudi, asnje ushtar as ne kosov e as jasht kosoves nuk ka tatu , ndryshoni ligje o njerz se me prit 1 vjet edhe fund met hek veq qe ekom ni tato si :

Mu shterrshin syt nese pushoj

Lirine tende me endrrue

Mallkue qoft gjaku im

Nese mvrasin pa luftue,

Ky sen osht marre psiqikisht na keni lodh mu e qata 13 persona qe 2 dit mrenaa pa

Dit qe apovazhdojm a po na hekni MARRE ska shtet as kurr ska me pas”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci