Të fundit

Jasharaj: Nëse qeveria është serioze s’është koha për tallje me fjalën ‘vëlla’

Janë bërë rreth tre javë prej kur ka filluar greva në arsim në ndërkohë që institucionet dhe sindikatat ende duken larg zgjidhjes së problemit.

Një marrëveshje nuk u arrit as pas takimit në mes Këshillit Grevist të BSPPK-së dhe Qeverisë.

E kryetari i SBAShK-ut, Rrahaman Jasharaj, thotë se në këtë takim ka munguar serioziteti nga Qeveria.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria që në rast se do të ketë sërish takim i njëjti të jetë i hapur dhe në prani të mediave, pasi sipas tij, takimet e mbyllura po shfrytëzohen nga pala tjetër.

“Unë do të insistoj që nëse ndodh ndonjë takim ai të jetë i hapur dhe të jenë të pranishme mediat, pasi ne nuk kemi asgjë të fshehim nga qytetarët dhe uroj që as pala tjetër. Përmes përmbajtjes nga takimi opinioni saktë do të dinte kush e ka seriozisht angazhimin që të dalim nga kjo situatë dhe kush po e përdor situatën për ta fajësuar palën tjetër, pra qytetarët me një takim të hapur do ta mësonin të vërtetën”.

“Takimet e mbyllura po shfrytëzohen nga pala tjetër për t’i nxjerrë dy apo tre fjali dhe opinioni me u marrë me to dhe tash mu çel Facebookat e ka vëlla e s’e ka vëlla dhe po humb serioziteti i takimeve. Qeveria të ulet me ne dhe ta gjejë guximin që takimi të jetë i hapur para mediave”, tha ai për Kosovapress.

Jasharaj e pranon që i ka thënë ‘vëlla’ kryeministrit Albin Kurti, që e tregoi këtë detaj në konferencë, por thotë se kjo ishte në kontekst të bisedës.

Madje, ai thtoë se është ironike që qytetarët të merren me atë se a është përdorur fjala ‘vëlla’ ose jo në takimin e kryeministrit me grevistët.

“Është ironike që në këtë shekull ta detyrosh popullin të merret a i kam thënë apo jo vëlla. Unë i kam thënë, por në kuptimin më të mirë, në kuadër të tekstit dhe jo ta nxjerr një fjali të tillë nga takimet. Nëse qeveria është vërtetë serioze nuk është koha për tallje me fjalën vëlla, sepse është koha kur qeveria duhet të veprojë. Çelësi i situatës është te qeveria”.

I pari i SBAShK-ut ka folur edhe për fillimin e mësimit në disa shkolla të Gjakovës dhe Podujevës, duke thënë se kjo është e drejtë e mësimdhënësve.

“Kjo grevë po zgjat goxha, opinioni e di se kishte edhe presione goxha të mëdha e vizita sidomos nëpër komunat ku Vetëvendosja e ka pushtetin. Mund të kemi ndonjë lëvizje, shembull Gjakova, por aty edhe ministrja Nagavci ka shkuar vazhdimisht, pastaj edhe Kusari-Lila që do të thotë se këto gjëra mund t’iu ndodhin edhe komunave tjera dhe është e drejta e anëtarësisë. Ne nuk kemi asnjë mekanizëm ndëshkues dhe nuk do ta bëjmë kurrë. Është fryma e demokracisë, njerëzit vendosin. Siç kanë vendosur për grevë, le të vendosin edhe ndryshe, është vullnet i tyre të cilin ne duhet ta respektojmë”.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend.

Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejtë të Ligjit të Pagave, plotësim-ndryshimin e Ligjit mbi Skemat Pensionale dhe shtesën prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci