Të fundit

Qeveria del me njoftim: Kemi rritur gatishmërinë pas përmbytjeve

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se bërë të ditur të shtunën se është duke e përcjellë me vëmendje situatën në terren, pas vërshimeve në Gjakovë dhe Rahovec.

Përmes një komunikate për media, qeveria ka bërë të ditura të gjitha veprimet që janë ndërmarrë deri tani, duke thënë se është ngritur niveli i gatishmërisë edhe nga Prishtinë, dhe është nisur një njësi me pompa për tërheqjen e ujit me kapacitet të madh.

“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar të gjithë akterët dhe ka përcjellur njoftimin për ngritje të nivelit të gatishmërisë dhe bashkë po e monitorojnë gjendjen. AME është duke e përcjellur gjendjen në vazhdimësi dhe është e gatshme për reagim me Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Komuna. Vërshimet kanë prekur disa fshatra të Gjakovës dhe Rahovecit dhe lagjet në qytetin e Gjakovës. Më e rënduar ka qenë gjendja në lagjet “Shote Galica”, “ Yllka Domi”, “Dergut Vokshi”, “Permet Vula” dhe disa lagje tjera në qytetin e Gjakovës.

Sipas qeverisë, edhe Policia e Kosovës gjatë tërë kohës po qëndron pranë qytetarëve në këto komuna.

Qeveria ka njoftuar se qytetarët mund ta bëjnë informimin për këto rast në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik (të integruar) emergjent – 112 i cili mund të thirret pa prefiks, nga cilido vend në Kosovë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci