Të fundit

Ja çfarë kërkuan më shumë rusët në Google përpara fjalimit të Vladimir Putin

Në një fjalim të mërkurën mbrëma, Vladimir Putin deklaroi një mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe tha se nëse Perëndimi vazhdon me, siç tha ai, “shantazhin bërthamor”, Moska do të përgjigjet me të gjithë forcën e arsenalit të saj.

Fjalimi i tij ishte i paralajmëruar në Rusi. Pak orë para këtij fjalimi, sipas të dhënave të Google Trends, fjalia më e kërkuar në Google në Rusi ishte “Si të largohesh nga Rusia”.

“Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur popullin tonë, ky nuk është një bllof”, tha Putin në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci