Të fundit

Urdhri i Prokurorisë Speciale – arrestohen pesë të dyshuar për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për terrorizëm.

Sipas njoftimit ky arrestim ka ardhur pas një hetimi disa mujorë dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.

Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale ‘Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës’ lidhur me veprën penale ‘Kryerja e veprës terroriste’ si dhe veprën penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’”, thuhet në njoftim.

PSRK, njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci