Të fundit

Emërllahu për grumbullimin me Kosovën: Ndjenjë e papërshkrueshme

Kombëtarja e Kosovës sot paradite e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Belfast, për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Seanca e sotme stërvitore nuk ka qenë aq e ngarkuar, ngase përzgjedhësi Giresse ka punuar kryesisht në aspektin taktik dhe në rreshtimin e ekipit për ndeshjen kundër irlandezo-veriorëve.

I ftuar për herë të parë te Kombëtarja e Kosovës, futbollisti i Ballkanit, Lindon Emërllahu është shprehur i lumtur që iu ka dhënë mundësia të jetë pjesë e kombëtares.

“Ftesa e Giresse ka qenë e pabesueshme për mua. Të jesh pjesë e Kombëtares është ndjenjë e papërshkrueshme. Shpresoj që edhe futbollistë tjerë të Superligës në të ardhmen të marrin ftesa nga Kombëtarja dhe ta përjetojnë këtë ndjenjë. Ekipi më ka pritur shumë mire, është thjesht një ndjenjë e papërshkrueshme. Secili prej lojtarëve më është afruar, më ka përkrahur dhe më ka pritur jashtëzakonisht mirë. Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur mjaft mirë. Atmosfera është shumë e mirë në grup, si jashtë fushës, ashtu edhe brenda fushës dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, ka thënë Emërllahu.

Kombëtarja e Kosovës nesër në mëngjes udhëton në Belfast, ku do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të shtunës.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci