Të fundit

Vdekja e 22 vjeçares – ShBA i vë sanksione policisë morale të Iranit

Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione policisë morale të Iranit, duke e akuzuar për abuzim dhe dhunë ndaj grave iraniane dhe shkelje të të drejtave të protestuesve paqësorë iranianë.

Sanksionet e vendosura nga Departamentit të Thesarit kanë gjithashtu në shënjestër shtatë udhëheqës të lartë të organizatave të sigurisë të Iranit.

Thesari i SHBA-së sanksionoi zyrtarë të lartë të sigurisë, duke përfshirë Esmail Khatib, Ministrin e Inteligjencës të Iranit, Kioumars Heidari, komandantin e Forcave Tokësore të Ushtrisë Iraniane dhe kreun e policisë morale, Mohammad Rostami Cheshmeh Gachi.

Kjo masë vjen në mesin e trazirave në Republikën Islamike, pas vdekjes së gruas 22-vjeçare, Mahsa Amini. Ajo vdiq në paraburgim, pasi u arrestua në dyshimet se e veshte shaminë një mënyrë “të pahijshme”, sipas kodit të rreptë të veshjes së Iranit për gratë.

Thesari i SHBA-së tha se policia e moralit ishte përgjegjëse për vdekjen e Amini, raporton DW.

“Mahsa Amini ishte një grua e guximshme, vdekja e së cilës në paraburgimin e policisë morale ishte një akt tjetër brutaliteti nga forcat e sigurisë të regjimit iranian kundër popullit të tij”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Çdo pasuri e ShBA-së e lidhur me këta individë do të ngrihet, si pjesë e sanksioneve. Sanksionet gjithashtu i ndalojnë amerikanët të merren me njerëzit dhe organizatat e sanksionuara.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci