Të fundit

Njeriu që nuk e kaloi as pragun flet për rënien e LVV-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se rënia e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje është normale.

Deklarata e njeriut që nuk e kaloi as pragun zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, vjen pasi ditëve të fundit janë publikuar ca sondazhe, ku shihen se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një rënie të konsiderueshme të mbështetjes në popull, raporton Paparaci.

Megjithatë, sipas ish-ministrit, problemi është që për një vit e gjysmë Kosova nuk është u qeverisur, por duke u administruar.

“S’ka ide, s’ka plan edhe e kryen një punë administrative qaty sa mos me i mshelë zyrat. Një qeverisje që e ka një shef dhe një kontabilist. Kryeministri u kthye në një administrator, dhe ministrin e Financave e ka kthyer në një kontabilist, e ka qitë qaty me i mbledhë paret edhe i shpërndajnë qaty çdo gjashtë muaj”, deklaroi ai në Kanal 10.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci