Të fundit

Putini u jep rekrutëve “katër orë” për t’u thënë lamtumirë familjeve të tyre

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që nga e mërkura mobilizim të pjesshëm të popullsisë dhe tashmë rezervistëve u ka ardhur radha që t’i bashkohen ushtrisë.

Që pas fjalimit të Putinit, një numër i madh njerëzish po tentojnë të largohen nga vendi. Por nga ana tjetër, në mediat sociale është publikuar një video që tregon ata që i janë nënshtruar fatit të tyre teksa bëhen gati të nisen për në Ukrainë.

Një video e postuar në mediat sociale nga Neryungri, një qytet në Rusi, thuhet se tregon rekrutët e rinj rusë duke u përgatitur për të shkuar në Ukrainë.

Siç raportohet rezervistëve të parë rusë që do të dërgohen me forcë në vijën e frontit si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të Vladimir Putinit iu dhanë vetëm katër orë kohë për të paketuar valixhet.

Në video shfaqen turma njerëzish që mblidhen me çanta. Burra dhe gra shihen duke u përqafuar dhe duke qarë, ndërsa një numër njerëzish hipin në autobusë të bardhë. 300 mijë është numri i rezervistëve që do të thirren për të luftuar në Ukrainë. Pas fjalimit të presidentit rus, në Moskë dhe qytete të tjera të vendit u paralajmëruan protesta.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci