Të fundit

BE mohon autenticitetin e “non-paper” për “kornizën e re” të dialogut Kosovë-Serbi

Brukseli ka mohuar se një i ashtuquajtur “non paper” i publikuar në portalin “Albanian Post” është autentik.

“Zakonisht, ne nuk komentojmë për mediat që publikojnë dokumente të supozuara të BE-së, nuk komentojmë as autenticitetin dhe as thelbin, por në këtë rast, ajo që [u] publikuar duke pretenduar të jetë [korniza e re për Dialogun’ është krejtësisht e gabuar. Ne kurrë nuk kemi parë një letër të tillë më parë dhe nuk vjen nga ekipi i BE-së që merret me dialogun”, tha Peter Stano, zëdhënës për Politikë të Jashtme dhe Siguri për Bashkimin Evropian, për Prishtina Insight përmes emailit.

Artikulli i botuar të shtunën pretendon se non-paper pason përfshirjen e presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz në procesin e dialogut me Serbinë.

I ashtuquajturi non-paper paraqet një vizion 10-vjeçar për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thotë se kjo “kornizë e re” është prezantuar edhe për kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, raporton Prishtina Insight, transmeton Paparaci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë më 21 shtator në Prishtinë, e ka cilësuar non-paper-in si dokument pa autorizim dhe nuk ka pranuar të komentojë më tej.

“Nuk është as e dobishme dhe as e drejtë të komentosh dokumente pa autor”, tha Kurti.

Ai theksoi se vetëm dokumentet e prodhuara në Bruksel janë zyrtare dhe mund të komentohen.

Studiuesit në Ballkanin Perëndimor gjithashtu hodhën dyshime mbi vërtetësinë e dokumenteve, me ekspertin austriak dhe profesorin e Universitetit të Grazit, Florian Bieber, duke vënë në dukje në Twitter se ato dukeshin “shumë të dyshimta” në origjinë.

Bieber i tha Prishtina Insight në një mesazh të veçantë: “Referenca për të njohur Serbinë si lider rajonal [Ballkanik] nuk ka kuptim”. Sipas mendimit të tij, “kjo nuk është ajo që do të ofronte ndonjëherë ndonjë plan i BE-së dhe madje nuk është e mundur”.

Dokumentet e supozuara detajojnë një propozim me të cilin Serbia do ta pranonte Kosovën, por nuk do ta njihte atë si shtet, gjë që do t’u hapte rrugën pesë vendeve të BE-së që aktualisht nuk e njohin Kosovën.

Pjesa më e rëndësishme thotë se Kosovës nuk do t’i kërkohet të formojë një Asociacion të Komunave Serbe deri në 10 vjet më vonë, kur të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata që nga viti 2011 për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Deri më tani janë arritur shumë marrëveshje, por zbatimi ka qenë i paqartë.

Kosova dëshiron që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi dhe ka thënë se nuk do ta njohë kurrë provincën e saj të mëparshme.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci