Të fundit

Putin “zbret” në terren, u jep direktiva gjeneralëve për luftën

Presidenti rus Vladimir Putin është duke u dhënë direktiva gjeneralëve në terren, raporton CNN.

Sipas dy burimeve të njohura me inteligjencën amerikane dhe perëndimore që folën për CNN, urdhrat e drejtpërdrejta nga Putin për gjeneralët “lënë të kuptohet për strukturën jofunksionale të komandës” që ka prekur forcat ruse në fushën e betejës.

Burime të tjera që janë të njohur me inteligjencën amerikane i thanë CNN se ka mosmarrëveshje të rëndësishme mbi strategjinë me liderët ushtarakë që luftojnë për të rënë dakord se ku t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre në Ukrainë.

Për më tepër, një zyrtar i lartë i NATO-s i tha medias amerikane se zyrtarët e lartë në Moskë po luftojnë për të fajësuar për pengesat e Rusisë në luftë.

“Zyrtarët e Kremlinit dhe ekspertët e medias shtetërore kanë diskutuar me zjarr arsyet e dështimit në Kharkiv dhe në mënyrë tipike, Kremlini duket se po përpiqet të largojë fajin nga Putini dhe te ushtria ruse”, tha zyrtari.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci