Të fundit

Kanye West i kërkon falje Kim Kardashianit

Kanye West i ka kërkuar falje ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, nëse shpërthimet e tij në internet i shkaktuan asaj stres.

Në një intervistë ekskluzive për ABC News që u transmetua pjesërisht në Good Morning America të enjten, reperi 45-vjeçar – emri zyrtar i të cilit tani është Ye, ka folur për marrëdhënien e tij me Kardashian, e cila bëri kërkesë për divorc në shkurt të vitit 2021, pas gati shtatë vitesh martesë, raportoi “People” të enjten.

“Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe kërkoj falje për çdo stres që kam shkaktuar. Unë kam nevojë që ajo të jetë më pak e stresuar dhe në rastin më të mirë me mendje të shëndoshë dhe sa më të qetë që të jetë në gjendje t’i rrisë ata fëmijë”, ka thënë West.

Ai ka thënë po ashtu se Kim Kardashian po rrit fëmijët e tyre “80 për qind të kohës”.

West ka shtuar se dëshiron që fëmijët e tij me Kardashian – North, 9 vjeç, Saint, 6 vjeç, Chicago, 4 vjeç dhe Psalm, 3 vjeç, të ndjekin shkollën e tij private Donda Academy, diçka që ai la të kuptohej se ylli i The Kardashians nuk e dëshironte.

“Unë dua që fëmijët e mi të shkojnë në Donda dhe më duhet të luftoj për këtë”, është shprehur West.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci