Të fundit

Shpërthimi i pakënaqësive brenda VV-së, deputeti kundërshton vendimet e Kryesisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka kritikuar menaxhimin e zgjedhjeve të brendshme partiake, për të cilat ka thënë se janë ndërmarrë vendime “jo të shëndetshme” nga Kryesia e LVV-së.

Të enjten, Rrahmani, i cili është një nga aktivistët e vjetër në aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nuk është përfshirë fare në procesin e zgjedhjeve të brendshme këtë vit.

Vendime të pashëndetshme i ka quajtur eliminimet e kandidatëve për kryetar të qendrave të LVV-së. Ka thënë se shumica prej tyre kanë qenë aktivist të moçëm të LVV-së dhe njerëz kompetentë.

“Nuk pajtohem me veprimet ku ju është pamundësuar kandidatura nëpër qendra, por vendimet me atë se çfarë jam informuar, janë marr vendime në bazë të vlerësimeve që i ka bërë komisioni zgjedhor dhe kryesia dhe nuk janë vendime të shëndetshme dhe ata që janë eliminuar nga gara kanë qenë aktivistë të LVV-së.

Rrahmani tutje ka folur edhe për kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të LVV-së.

“Unë nuk kam qenë pjesë e procesit të zgjedhjes së brendshme, dhe nuk kam pasur as vullnetin dhe nuk kam interes. Gjatë kësaj periudhe kam qenë në pushim dhe jam munduar me u largu prej politikës, natyrisht që është i vetmi kandidat që ka kandiduar dhe nuk ka pasur interesimin prej dikujt tjetër. Mendoj që Lëvizja është Albini dhe Albini është Lëvizja, ajo çka është ndërtuar nga angazhimi i Albinit”, ka thënë ai.

Eman Rrahmani është njëri nga 14 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë kundërshtuar Projekt-Kodin Civil, i cili lejon martesat e gjinisë së njëjtë, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Që nga muaji mars, është raportuar për një përçarje brenda Grupit Parlamentar të LVV-së mes grupit të deputetëve që kundërshtuar Projekt-Kodin Civil dhe atyre që mbështetën këtë iniciativë ligjore të qeverisë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci