Të fundit

Vuçiq: “Ata thoshin për mua, ja ky budallai po flet, njëjtë sikur për Putinin”

“Tani të gjithë e dinë se ne jemi ata që prishëm narrativën e unitetit në luftën për ruajtjen e integritetit territorial, sepse ju përkujtuam hipokrizinë nga e kaluara kur bëhet fjalë për respektimin e integritetit territorial dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara në rastin e Serbisë”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq për mediat serbe në Nju Jork.

“A kam bërë mirë për vendin, për ta bërë popullin tonë krenar, a i kemi bërë mirë vendit? E mbrojtëm qëndrimin tonë “me argumente” dhe treguam se nuk jemi vetëm “një grusht tërshërë” edhe pse jemi të vegjël”, ka vazhduar Vuçiq në deklaratën e tij “patriotike” para gazetarëve serbë.

“Ne e kemi ngritur çmimin tonë dhe jemi në gjendje të luftojmë për pozitat tona”, ka pretenduar Vuçiq.

“Ky është një ndryshim i narrativës dhe do të kalojë më vështirë, nëse dikush i përkujton se ata nuk u angazhuan për integritetin territorial dhe Kartën e OKB-së para disa vjetëve apo para dekadave në rastin e Serbisë”, ka thënë Vuçiq dhe ka “parashikuar” se ata tani do të insistojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Paparaci.

“Nuk do të jetë aspak e lehtë për ne, por a kemi zgjedhje? A mund të kishim thënë diçka tjetër”, pyeti kreu i shtetit serb.

“Mendoj se di mjaftueshëm për marrëdhëniet në bashkësinë ndërkombëtare dhe jam veteran politik dhe gjithçka që thashë ishte një zgjedhje fjalësh që paraqisnin fakte, jo qëndrime politike”, është lavdëruar Vuçiq.

Ai ka vazhduar “lavdërimin” e tij para gazetarëve duke thënë se ka biseduar me presidentin e Iranit për “respektimin e integritetit territorial të Serbisë” dhe marrëdhëniet në arenën ndërkombëtare.

Sipas fjalëve të tij, “në bisedën me ministrin e jashtëm kinez është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve”.

Vuçiq ka thënë se e ka lexuar “letrën inekzistente” mbi propozimin për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk e ka pranuar “sepse do ta fajësonin për publikimin e saj”.

“Ne nuk jemi për luftë, por e kuptojmë forcën e Prishtinës dhe armët e saj… Ata bëjnë punën e tyre, ne tonën”, ka thënë Vuçiq, përcjell Paparaci.

I pyetur nëse Serbia do t’i bashkohet paketës së re të sanksioneve kundër Rusisë që pritet në BE, Vuçiq tha se nuk e di “çfarë ata kanë ndërmend”.

“Si ta di unë se çfarë iu ka ra ndërmend atyre. Do të shohim nëse ka të bëjë me ne apo jo, si në rastin e naftës ruse”, ka thënë ai.

“A jam i kënaqur me atë që shoh, nuk jam, sepse nuk ka asgjë shumë të këndshme në horizont. A do të ndalet lufta në botë – nuk do të ndalet. Nuk do të ndalet dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë”, “parashikon” Vuçiq.

“Disa thoshin, ja ky budallai po na tregon drama, ndërsa gjithçka që thashë ka qenë e vërtetë, ashtu si dy net më parë, që kanë thënë për vendimin e Vladimir Putinit se çfarë do të bëjë. Situata gjeopolitike është duke u zbehur dhe ne do të jemi dëshmitarë të një ngjarjeje të madhe, të një konflikti i madh botëror dhe do duhet të kujdesemi që Serbia të mbijetojë”, ka përfunduar Vuçiq./Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci