Të fundit

Debati mes SBASHK-ut dhe qeverisë, Nagavci: Kjo është pika e vetme ku nuk pajtohemi

Në Komisionin për Arsim, Ministrja Arbërie Nagavci ka thënë e pika e vetme që nuk pajtohen me SBASHK-un është kërkesa e tyre prej 100 euro.

Sipas Nagavcit, kjo kërkesë e SBASHK-ut po e pamundëson zgjidhjen e grevës.

“Pika e vetme ku unë dhe kolegët e mi nuk kemi arritur një mirëkuptim është kërkesa e parë që të përcaktohet një shtesë në vlerë prej 100 eurove. Ne kemi kërkuar që SBASHK-u të mos vijë me një kërkesë të tillë e cila pamundëson zgjidhjen e grevës”.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashraj, nuk është duke marrë pjesë në raportimin e ministres Nagavci dhe ministrit Murati në Komisionin për Arsim.

Nuk dihet se cilat janë arsye që Jashraj s’po merr pjesë derisa ditëve të fundit vetë Jashraj ka pasur ankesa për gjendjen e tij shëndetësore.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Arsim, Jasharaj ka pasur një përplasje me deputetin Dimal Basha, i cili kishte shkuar aty vetëm si deputet dhe nuk ishte pjesë e Komisionit.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci