Ministri Hekuran Murati ka provokuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim të premten, në të cilën janë të ftuar dy ministra të qeverisë dhe tre përfaqësues të SBASHK-ut.
Murati e ka nisur fjalimin e tij me një pyetje për përfaqësuesit e SBASHK-ut. Konkretisht, për Ymer Ymeri, sekretarin e sindikatës.
“Konsideroj se përfaqësuesit e SBASHK-ut duhet t’i njohim më mirë dhe kisha disa pyetje për anëtarët për shkak se z. Ymeri është raportuar që është i afërt me një nga partitë opozitare”, tha Murati.
Ndaj deklarimit të tij reaguan anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim.
“Pse duhet të ndihen në siklet deputetët e opozitës për pyetjen që po e shtroj unë?”, vazhdoi Murati.
Kryetari i komisionit, deputeti Ardian Gola kërkoi që diskutimi të bëhej në baza teknike e jo në baza politike.
Në komision ishte ftuar edhe kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, por ai ka refuzuar të jetë prezent në këtë mbledhje.