Të fundit

Rama deklarohet për zhdukjen misterioze të biznesmenit Martinaj

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Rama tha në emisionin “Opinion”, se policia ka një version, por për ta komunikuar zyrtarisht duhen prova.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo ngjarje është dhe një nga arsyet përse rezultati i punës së Gledis Nano u bë edhe më i dobët.

Rama: Këtë e theksova në fjalimin para trupës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe kjo ishte dhe arsyeja kryesore mes atyre që përmenda që ne e pa,më të udhës që ti kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të bëjë një hapa mbrapa. Është e pabesueshme që të jetojmë në një Big Brother të kronikës së zezë dhe me spekulant që hedhin lloj-lloj versionesh dhe mediat që udhëheqin këtë telenovelë për aq kohë sa policia nuk ka versionin zyrtar.

A ka policia informacion?

Rama: Këtë do e shikojmë.

A e keni ju një version?

Rama: Unë jam vazhdimisht i infomuar nga Policia e Shtetit, problemi është që policia duhet të ketë version të bazuar në prova. Policia ka shumë më tepër se të tjerët, por kur bën një deklaratë zyrtare duhet të ketë prova. Uroj ta ketë versionin sa më shpejtë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci