Të fundit

Deputeti i LVV-së përplaset me Golën, e lëshon mbledhjen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim pas përplasjeve me kreun e komisionit, deputetin e LVV-së, Ardian Gola.

Rrahmani kërkoi që t’i jepet fjala në mbledhjen e komisionit, në të cilin po diskutohet rreth grevës në arsim, por atij iu refuzua fjala nga kreu i komisionit.

“Eman, të lutem, mos më qit në kësi pozite”, e luti Gola, kolegun e tij të Grupit Parlamentar të LV-së.

Por, Rrahmani e kritikoi Golën. E akuzoi se ka bërë marrëveshje me grupe të tjera parlamentare.

“Jo, jo, unë nuk po flas për BSPK-në por po reagoj kundër institucionit, jam deputet dhe kam të drejtën e fjalës. Qëllimi im është me kontribu për të ardhur te një zgjidhje konkrete. Ju lus që si kryetar i komisionit nuk duhet të bëni marrëveshje me asnjë grup që e cenon punën time si deputet dhe cilitdo deputet tjetër”, tha Rrahmani.

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci